40-vjeçarja malësore habit dyrnjanë: Kam të dashur 31 vjeç, a është turp që unë dhe ai të…?

  • 20 February 2018 - 22:17
40-vjeçarja malësore habit dyrnjanë: Kam të dashur 31 vjeç, a është turp që unë dhe ai të…?

Një 40-vjeçare ka krijuar lidhjen e saj të parë në moshë madhore me një 31-vjeçar dhe pyet nëse një marrëdhënie e tillë është diçka e gabuar.

“Mirëmbrëma. Ju ndjek gjithmonë me shumë kuriozitet.

Jam një vajzë 40 vjeçe dhe jam rritur më shumë tradita malësore.

Deri më sot nuk kam qenë e lidhur me asnjë mashkull. Jam shkolluar dhe kam një punë shumë të mirë.

Por nuk jam lidhur, sepse kam pasur gjithmonë shumë pretendime.

Tani kam disa muaj që dal me një djalë 31 vjeç. Jemi shumë të lumur, duhemi shumë.

Ai më respekton dhe të gjitha, por kam një problem.

Nuk ekspozohem shumë në publik dhe në familje akoma nuk e kam çuar sepse më vjen zor.

Ai është shumë i mirë dhe i përgatitur, por kam problem moshën tonë që kemi kaq shumë direfencë.

Ai do të njohë familjen time dhe të jetojmë bashkë, por mua më vjen turp. A bëj gabim që ndihem kështu?

Si mendoni? Faleminderit”, shkruan ajo.

(Kosova Sot)