Kelmendi:Sistemi i drejtësisë ka degraduar nga kontrolli dhe ndikimi politik

  • 20 February 2018 - 23:14
Kelmendi:Sistemi i drejtësisë ka degraduar nga kontrolli dhe ndikimi politik

Analisti politik Naim Kelmendi thotë se deklarata e mikut amerikan flet më së miri për gjendjen që e kemi në sundimin e ligjit, që mund të thuhet se është duke vendnumëruar. "Faktikisht me vite të tëra sistemi i drejtësisë ka degraduar nga kontrolli dhe ndikimi politik që e ka kapur atë dhe aktualisht vazhdon të jetë i kapur dhe i kontrolluar nga mafio-politika dhe mafio-oligarkia e nëntokës, prandaj de-fakto me këta prokurorë e me këta gjyqtarë nuk ka shanse që të luftohen korrupsioni dhe krimi i organizuar", tha Kelmendi për "Kosova Sot". Sipas tij, kjo luftë ndaj krimit e korrupsionit po kërkohet edhe nga SHBA-ja edhe nga BE-ja, ndërsa është një standard apo detyrë shtëpie që Kosova duhet ta plotësojë me çdo kusht.

(Kosova Sot)