Nisin negociatat për nënshkrimin e një Pakti Botëror për Migrantët

  • 20 February 2018 - 23:34
Nisin negociatat për nënshkrimin e një Pakti Botëror për Migrantët

Shtetet e OKB-së, me përjashtim të SHBA nisën sot negociatat afatgjata për t’u finalizuar me një nënshkrim në dhjetor, në Marok, të një Pakti Botëror për Migrantët, jo detyrues, një çështje e konsideruar si një sfidë madhore për planetin.

‘’Nuk jemi përballë zgjedhjes për të pranuar apo kthyer mbrapsht migrantët. Ata janë të pranishëm kudo në mbarë botën, u shpreh president i Asamblesë së Përgjithshme së OKB-së, sllovaku Miroslav Lajcak, në nisje të diskutimeve.

Deri në muajin korrik parashikohen gjashtë raunde negociatash në Nju Jork, një në cdo muaj. Qëllimi është arritja e një marrëveshjeje që më pas do të miratohet zyrtarisht më 10 dhe 11 dhjetor gjatë një samiti në Marok, sipas diplomatëvve.

Qëllimi është rritja e bashkëpunimit për migrantët ndërkombëtarë në të gjitha dimensionet, thekson projekt teksti prej 25 faqesh i marrëveshjes botërore për migrantët. Projekti kërkon gjithashtu luftën kundër trafikut të qënieve njerëzore si rastet e konstatuara së fundmi në Libi.

(Kosova Sot)