Kërcënohet punonjësi i një banke në Prishtinë

  • 21 February 2018 - 10:37
Kërcënohet punonjësi i një banke në Prishtinë

Një punonjës i një banke në Prishtinë, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, është kërcënuar nga një person tjetër.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, e në të cilin nuk janë dhënë shumë detaje, pos datës dhe vendit ku ka ndodhur ngjarja.

Sipas këtij raporti, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë në ora 16:20. Policia ka bërë të ditur po ashtu se është arrestuar i dyshuari i gjinisë mashkullore, e i njëjti me vendim të prokurorisë është dërguar në mbajtje.

Ky është njoftimi në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës:

Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë, më 20.02.2018-16:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka kërcënuar një punonjës të një banke, viktimën mashkull K/Shqiptar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot)