I futet në shtëpi dhe ia vjedh pushkën, ja çka i bëri policia!

  • 21 February 2018 - 10:40
I futet në shtëpi dhe ia vjedh pushkën, ja çka i bëri policia!

Në fshatin Smakovë të Vitisë është arrestuar personi i cili në Janar të këtij viti ishte futur në shtëpinë e një burri tjetër dhe i kishte vjedhur një pushkë të gjuetisë, shkruan GazetaBlic.

Këtë informacion e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh ku thuhet se një burrë me datën 27 janar të këtij viti, kah ora 16:00 ishte futur në shtëpinë e viktimës mashkull K/Shqiptar dhe e kishte vjedhur një pushkë të gjuetisë.

Mësohet se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Ky është njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:

Fshati Smakovë, Viti, më 27.01.2018-16:00. Me 20.02.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti me datën e cekur, në shtëpinë e viktimës mashkull K/Shqiptar, kishte vjedhur një pushkë të gjuetisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot)