Kryesia mblidhet sot për të vendosur rreth seancës së Demarkacionit

  • 21 February 2018 - 11:42
Kryesia mblidhet sot për të vendosur rreth seancës së Demarkacionit

Kryesia e Kuvendit do të mblidhet sot në orën 16:00 për të vendosur saktësisht se kur do të mbahet seanca ku në rend dite do të jetë çështja e ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi

Kryeparlamentari, Kadri Veseli, këtë e bëri të ditur dje përmes Facebook-ut, nga ku edhe i ka ftuar deputetët që ta votojnë këtë marrëveshje.

Ai iu ka bërë thirrje deputetëve që të mendojnë për interesin e qytetarëve dhe ta përkrahin këtë marrëveshje, e cila, sipas tij, forcon sovranitetin e vendit dhe i hap rrugë liberalizimit të vizave.

(Kosova Sot)