Aliu: Baton Haxhiu bën lloj-lloj planesh kundër Kosovës, siç është ky edhe për ndarjen e Kosovës!

  • 21 February 2018 - 16:51
Aliu: Baton Haxhiu bën lloj-lloj planesh kundër Kosovës, siç është ky edhe për ndarjen e Kosovës!

Rrënim të plotë të autoritetit dhe karrierës së presidentit e sheh refuzimin e shumtë të dekoratave presidenciale nga aktorë të ndryshëm edhe analisti Bislim Aliu. "Me të vërtetë refuzimi i dekoratave presidenciale, nga disa të dekoruar nga presidenti Hashim Thaçi, në 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, është akt pa precedent që i ka ndodhur ndonjëherë ndonjë presidenti të një vendi! Ky refuzim edhe praktikisht po tregon se ka ardhur fundi i karrierës së tij politike. Me këtë z. Thaçi e ka humbur autoritetin te qytetarët për të qenë edhe më tej president i vendit. Edhe gazeta nr. 1, 'KOSOVA SOT', e cila për 21 vjet ishte dritare e hapur për qytetarët e Kosovës, e cila në plotni e ka rrë- fyer të vërtetën dhe me seriozitetin më të lartë e informoi qytetarin e Kosovës me ngjarjet më aktuale të vendit e ka bërë me arsye një veprim të tillë.

Ajo nuk e meriton një dekoratë, por shumë e shumë dekorata për punën e lartë dhe të mirëfilltë të saj. Z. Thaçi për këto vite të udhëheqjes së tij u ka premtuar qytetarëve shumë premtime, e ato të shumtën e rasteve nuk janë realizuar fare dhe për këtë ka rënë në nivelin e ulët të autoritetit dhe për këtë joseriozitet të tij po e ndëshkojnë edhe qytetarët me mosmarrjen e dekoratës presidenciale", tha Aliu për "Kosova Sot". Ai shton se dekoratat e humbën vlerën, sidomos duke dekoruar edhe të apostrofuarit për spiunë të regjimit serb. Edhe sipas Ragip Guraziut, refuzimi i dekoratave presidenciale të Hashim Thaçit në këtë përvjetor të 10-të të pavarësisë së Kosovës është kulmi i izolimit të presidentit dhe paralajmërimi për fundin e turpshëm të karrierës se tij politike. 

(Kosova Sot)