Krasniqi për mungesën e Lista Srpska: Demarkacioni duhet të votohet nga shqiptarët

  • 21 February 2018 - 17:26
Krasniqi për mungesën e Lista Srpska: Demarkacioni duhet të votohet nga shqiptarët

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Memli Krasniqi, siguroi se qëndrimi i partisë së tyre është sa i përket ratifikimit të demarkacionit. Ai ka thënë se është e rëndësishme që Demarkacionin ta votojnë shqiptarët dhe jo të jetë kjo çështje në dorën e serbëve.

“Ne në mënyrë unanime do ta votojmë pro projektligjin qëe do të del në votim shpresojmë që qysh nesër për seancën në ora 11 do të konsumohet. Tash ka një konsensus më të gjërë nacional nëse mund ta quaj për sa i përket procesit të demarkacionit ne besojmë që deklarata e dy presidentëve me të vërtët i ka krijuar këtij konsensusi më të gjërë”, ka thënë Krasniqi pas mbledhjes së Kryesisë.

Ai tha se 23 votat e tyre janë në favor derisa i ka ftuar partitëe tjera që ta deklarojë votën e tyre.

“Por mendoj se do jenë së paku 80 vota të nevojshme për të kaluar projektligji në fjalë”, tha ai.

(Kosova Sot)