Hoti e thumbon AAK'në: Nesër votohet marrëveshja e demarkacionit e nënshkruar me 2015

  • 21 February 2018 - 17:53
Hoti e thumbon AAK'në: Nesër votohet marrëveshja e demarkacionit e nënshkruar me 2015

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, ka shprehur edhe njëherë se partia e tij është unike në çështjen e Demarkacionit dhe nesër në seancë do të jenë 27 deputetët, të gatshëm për ta votuar. Megjithatë, ai thekson se marrëveshja që del në votim është ajo e 2015’ës që AAK e Nisma në opozitë e kundërshtonin.

Shefi i GP të LDK’së ka thënë që i vjen keq që koalicionin qeverisës nuk po arrin t’i grumbullojë as 61 vota për Demarkacioni, ndërsa thotë se LDK do të votojë demarkacioni në unanimitet.

Mirëpo, ai thotë se nesër në votim del i njëjta marrëveshje që është nënshkruar në gusht të vitit 2015 dhe e njëjta për të cilën LDK ka këmëngulur që të votohet tash e më shumë se dy vjet.  

“Më vjen mirë që partitë e opozitës që tash kanë reflektu dhe kanë ndërruar qëndrim”, ka thënë Hoti, duke iu referuar AAK’së e Nismës që kundërshtonin Demarkacionin.  

(Kosova Sot)