Ja kur mbahet seanca për Demarkacionin

  • 21 February 2018 - 18:28
Ja kur mbahet seanca për Demarkacionin

Pas shumë tentativave, më në fund u arrit koncensusi për mbajtjen e seances e cila do t'a ketë në rend të ditës vetëm një pikë: Shqyrtimin e Projektligjit nr. 06/L-069 për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, transmeton "Kosova Sot Online".Këtë e ka bërë të ditur Zyra për media dhe mardhënie me publikun e Kuvendit të Republikës së Kosovës, sipas tyre Seanca e jashtëzakonshme, do të fillojë të enjeten rreth orës 11.

Ky është njoftimi i plotë:

 

 Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun

Për:       Media

Lënda:  Njoftim

Data:    22 shkurt 2018

Dita:     E enjte

 Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës

  Vendi:           Salla plenare e Kuvendit

   Koha:            11:00

Luten te gjithë gazetarët, fotoreporterët dhe kameramanët e redaksive të akredituar në Kuvendin e Kosovës, që me rastin e përcjelljes së takimeve dhe ngjarjeve të tjera, për të cilat ftohen të raportojnë, të vijnë 15 minuta para se të fillojnë takimet.

 ​R e n d i  i  d i t ë s

Shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-069 për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

(Kosova Sot)