Mendon se ka grip, por gjendja del shumë më serioze

  • 21 February 2018 - 19:58
Mendon se ka grip, por gjendja del shumë më serioze

KA MBETUR ME PASOJA TË RËNDA, PASI U PREK NGA ENCEFALITI

Një grua, e cila mendonte se vuante nga gripi, në fakt ishte prekur nga një gjendje e rrallë e trurit, e cila bëri që ajo ta harronte edhe emrin e vajzës së vet. Hannah Joels, nga Louborou, Leiçestershajër, mbeti në një gjendje kritike, në spital, pasi që u prek nga encefaliti. Gjendja e saj ishte aq e rëndë, sa që kalonte 22 orë në ditë gjumë, kurse memoria e saj ishte fshirë përkohësisht, gjë që dmth se nuk i kujtohej as emri i vajzës së saj dyvjeçare, India.

Ishte e tmerruar nga defektet e memories

Pas tri javësh të qëndrimit në spital, Hannah, 35- vjeçare, ish e diplomuar në Kembrixh, përfundimisht u lirua në shtëpi, por trurit të saj ende nuk i janë kthyer të gjitha funksionet. Mësuesja e shkollës fillore ende ka boshllëqe në memorie, për ngjarjet që kanë ndodhur dy vitet e fundit. Ajo ka probleme edhe në të folur. Tregon se, derisa ishte në spital, ishte e tmerruar nga defektet e memories, edhe pse bënte gjithçka që të shtirej kinse ishte në gjendje normale.  

Ajo mezi pret që t'i kthehet punës

Mjekët, përkundër vështirësive, i kanë thënë se është me fat që është me fat. "Sado ngadalë që shkon shërimi, të paktën jam e lumtur që jam pranë vajzës sime", thotë ajo. Diagnoza e encefalitit iu vendos pas bërjes së skanimit të trurit dhe punksionit lumbal dhe, më pas, u transferua në neurologji. Ajo mezi pret që t'i kthehet punës, por i kanë thënë se këtë do të mund ta bëjë vetëm në vitin e ardhshëm akademik. 

(Kosova Sot)