Transparency International: Ky është vendi më i korruptuar në rajon (Foto)

  • 21 February 2018 - 20:23
Transparency International: Ky është vendi më i korruptuar në rajon (Foto)

Korrupsioni është një problem madhor në botën e sotme, dhe matja e fenomenit është thuajse e pamundur.

Gjithsesi, indikatori më i saktë i përhapjes së fenomenit në një shoqëri të caktuar i referohet perceptimit të tij nga vetë qytetarët.

Në këtë pikë, “Transparency International”, është ndër më të besueshmet, dhe çdo muaj shkurt publikon indeksin e perceptimit të korrupsionit. Për vitin 2017, Shqipëria renditet në vendin e 91 (83-të  në 2016), ndër 180 vende të ekzaminuara.

Kjo hartë, ku ngjyra e ndezur flet për alarm, ilustron mjaft mirë faktin se Shqipëria është ndër vendet më të korruptuara në Europë. Kosova, Rusia dhe Ukraina ndërkohë, janë tre vendet më të korruptuara në Europë sipas Transparency international.

Image
Image

 

(Kosova Sot)