Vulin: Serbia e kupton Greqinë, është nën presion për Kosovën

  • 21 February 2018 - 22:24
Vulin: Serbia e kupton Greqinë, është nën presion për Kosovën

Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin është takuar sot me ministren greke të Turzimit, Elena Kundurum.

Vulin e ka falënderuar atë për qëndrimin e Greqisë ndaj Kosovës.

Vulin tha se Serbia është e vetëdijshme për presionet që Greqia po vuan për të ndryshuar qëndrimin e saj ndaj statusit të Kosovës.

“Është pikërisht politika parimore dhe e qëndrueshme e Greqisë kur bëhet fjalë për sovranitetin e Serbisë që konfirmon miqësinë e vërtetë të dy vendeve”, ka thënë Vulin.

(Kosova Sot)