Deda, Qeverisë: A jeni në tokë të bukës?

  • 21 February 2018 - 22:58
Deda, Qeverisë: A jeni në tokë të bukës?

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Ilir Deda, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka dërguar për shqyrtim në Kuvend një projektligj kontradiktor për Demarkacionin.

Deda ka shkruar në Facebook se Projektligji, Raporti i Komisionit Shtetëror dhe Deklarata e presidentit të Kosovës dhe e atij të Malit të Zi janë në kundërthënie me njëra-tjetrën.

Shkrimi i plotë i tij:

Në prag të mbajtjes së seancës së Kuvendit për demarkacion, Qeveria e ka sjellë projektligjin KONTRADIKTOR për ratifikim, sepse përmban:
1. Marrëveshjen e 2015;
2. Raportin e Komisionit Shtetëror të udhëhequr nga Shpejtim Bulliqaj që thotë që marrëveshja e 2015 është vepër penale dhe e cenon integritetin territorial të Kosovës; dhe
3) Deklaratën e Kosovës dhe Malit të Zi, juridikisht e obligueshme për të dy shtetet, që e obligon Trupin e Përbashkët Punues që ta korrektojë kufirin në drejtim të Çakorrit dhe Kullës së Zhlepit, pasi të ratifikohet marrëveshja e 2015 (deklaratë që pranon që marrëveshja për demarkacion e 2015 është bërë gabim në këto dy pika).
Dmth para deputetëve vjen projektligj që mund të përmblidhet kështu: demarkacioni është vepër penale, që është bërë mirë, e që do të rishikohet sepse është bërë gabim.
A jeni more në tokë të bukës?

(Kosova Sot)