Mbi 5 mijë punonjësve të OKB’së ju ulet paga

  • 21 February 2018 - 23:31
Mbi 5 mijë punonjësve të OKB’së ju ulet paga

5400 nëpunës që punojnë në selinë e OKB-së në Gjenevë po kundërshtojnë uljen e pagave.

Për muajin qershor të këtij viti është paralajmëruar se atyre do t`u shkurtohen pagat për 5 për qind. Kështu thotë për srf Ian Richards, sekretar i përgjithshëm i organizatës së nëpunësve të OKB-së në Gjenevë.

Ulja e të ardhurave është vendosur pa kërkuar më parë qëndrimin e punonjësve të cilët i prek ky vendim, thotë Richards. Veç kësaj, sipas tij aktualisht nuk ka pothuaj fare punësime të rregullta (fikse) por më shumë kontratat ë kufizuara për disa muaj.

Nëpunësit i kanë mbështetur shpresat te një vendim i pritshëm gjyqësor për një rast që po procesohet në Gjykatën e Punës, në rast se vendimi që do të merret do të jetë në favor të nëpunësit, atëherë edhe vendimi për shkurtimin e pagave pritet të shfuqizohet.

(Kosova Sot)