Dita e Demarkacionit!

  • 22 February 2018 - 08:38
Dita e Demarkacionit!

Kuvendi i Kosovës sot në orën 11:00 do të mbajë seancë të jashtëzakonshme, për të shqyrtuar Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Në projektligjin e dërguar nga Qeveria në Kuvend, figurojnë edhe raporti i komisionit shtetëror të udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi dhe marrëveshja e nënshkruar mes dy presidentëve, Hashim Thaçi e Filip Vujanoviq.L

DK, PDK, AAK, Nisma dhe Gjashtë+ kanë njoftuar se do të votojnë për Projektligjin e demarkacionit me marrëveshjen e dy presidentëve, Vetëvendosje ka njoftuar se do të kundërshtojë, kurse Lista Serbe ende nuk ka bërë të ditur qëndrimin e saj.

Për të kaluar Projektligji, duhen së paku 80 vota.

(Kosova Sot)