Thirrja e fundit e Delawie: Vota kundër demarkacionit, është votë kundër lëvizjes së lirë

  • 22 February 2018 - 11:35
Thirrja e fundit e Delawie: Vota kundër demarkacionit, është votë kundër lëvizjes së lirë

Greg Deawie po qëndron edhe sot në Kuvend, për t’iu bërë thirrje edhe një herë deputetëve të Kosovës që të votojnë pro demarkacionit

Ambasadori Delawie po provon që për herë të fundit t’i bind deputetët se kjo është një marrëveshje e drejtë.

Delawie ka shprehur bindjen se deputetët e Kuvendit të Kosovës do të arrijnë që t’i sigurojnë votat pro kësaj çështjeje. Ai ka thënë se abstenimi apo vota kundër nga ana e deputetëve do të thotë se ata janë kundër kësaj marrëveshjeje.

“Besoj që do të arrihet kompromis për ta arritur votën Pro. Duhet të them se ata që votojnë kundër, është votë kundër daljes së qytetarëve kosovarë në Evropë. Nxisim deputetët e Kuvendit të Kosovës që të arrijnë deri të vota pro e marrëveshjes. sepse duhet ta mbajnë në mend se cili është qëllimi i kësaj marrëveshje e që ka të bëjë me lirinë e qytetarëve kosovarë”, ka deklaruar para fillimit të seancës së Kuvendit, ambasadori i SHBA’së, Greg Delawie.

Aktualisht, votën kundër e ka paralajmëruar vetëm Lëvizja Vetëvendosje, përderisa subjekti tjetër opozitar, Lidhja Demokratike e Kosovës, pritet që të kërkojë shmangien e votimit për raportin e Komisionit shtetëror, të cilin e konsideron vetëm si një draft të papërfunduar.

Për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, nevojiten dy të tretat e votave të tërësishme të deputetëve të Kuvendit, pra, 80 nga 120 sosh. Në rast se plotësimi i kushteve nga Kosova vlerësohet pozitivisht, atëherë qytetarët e Kosovës, pritet që në qershor ose në shtator të këtij viti, ta marrin dritën e gjelbër për liberalizim vizash.

(Kosova Sot)