Zeka: Çdo deputet që do të jetë kundër Demarkacionit është kundër lirisë së lëvizjes

  • 22 February 2018 - 11:49
Zeka: Çdo deputet që do të jetë kundër Demarkacionit është kundër lirisë së lëvizjes

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka theksuar se partia e tij ka një qëndrim unanim për votimin e Demarkacionit

Zeka këto komente i bëri në një konferencë për media në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Ai ka porositur të gjithë deputetët që ta votojnë Demarkacionin, për arsye se në këtë mënyrë do të mundësohej lëvizja e lirë e qytetarëve.

“Çdo deputet që do të jetë kundër Demarkacionit është kundër lirisë së lëvizjes, dhe nuk ka asnjë justifikim dhe asnjë arsye për këtë gjë, pos që bëjnë marketing politik”, ka shtuar Zeka.

Deputeti Zeka u bëri thirrje deputetëve të VV-së, që ta kalojnë këtë ngërç dhe këtë ngufatje, që po i mban qytetarët e Kosovës të izoluar që tri vite.

Ndryshe, për miratimin e këtij Projektligji nevojiten 2/3 e votave të deputetëve, saktësisht nevojiten së paku 80 vota.

(Kosova Sot)