Arrestohet një kosovare në aeroportin e Ohrit

  • 22 February 2018 - 11:54
Arrestohet një kosovare në aeroportin e Ohrit

Një shtetase e Kosovës në aeroportin e Ohrit ka tentuar që me një pasaportë të dikujt tjetër të largohej nga Maqedonia. 

Policia njoftoi se dje në orën 19:00 në pikën kufitare të Aeroportit të Ohrit, gjatë kontrollit të pasaportave, oficerët e policisë dyshuan se personi B.R. (55) nga Haraçina e Shkupit ka përdorur një dokument udhëtimi të një personi tjetër. Si rezultat i kësaj  janë bërë  kontrolle shtesë dhe në bagazhin e saj personal është gjetur letërnjoftimi i saj nga Kosova me emrin S.R.

Gruaja është arrestuar dhe po zhvillohet procedurë e mëtejshme.

(Kosova Sot)