Petrovic: Lista Srpska është mirë të votojë pro Demarkacionit

  • 22 February 2018 - 11:57
Petrovic: Lista Srpska është mirë të votojë pro Demarkacionit

Sllobodan Petroviq nga SLS’ja ka folur pak para seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, në të cilën pritet të votohet ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi.

“Nuk e di saktë si do të votoj Lista Serbe, por është në interes të votohet për ratifikimin e marrëveshjes. Është marrëveshje ndërkombëtare dhe është një lloj presioni pozitiv i BE që duhet të respektohet”, ka thënë Petroviq.

Tutje Petroviq ka thënë se ai personalisht e ka ndërmend të votojë pro marrëveshjes për Demarkacionin.

“Do ta votojë marrëveshjen e kufirit mes Kosovës e Malit të Zi”, ka pohuar Peroviq.
“Kështu do të ndodh edhe ikja nga izolimi, pasi në Europë Kosova ka mbetur si një gropë e zezë për shkak të pamundësisë së lëvizjes së lirë”.

Petroviq nuk ka mundur të tregojë nëse njëjtë si ai do të votojnë edhe deputetët e tjerë të Listës Serbe.

“Nuk e di si do të votojë Lista Serbë por është në interes të të gjithëve që të votojnë për. Është edhe një lloj presioni pozitivi i bashkësisë ndërkombëtare për votimin e Demarkacionit”.

(Kosova Sot)