Politikanët i çuan dëm tre vjet lidhur me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi (FOTO/VIDEO)

  • 22 February 2018 - 11:59
Politikanët i çuan dëm tre vjet lidhur me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi (FOTO/VIDEO)

 

Të anketuarit e “Kosova Sot” shprehet se politikanët tanë humbën së koti tri vite, ndërsa pritet të votohet në variantin e parë marrëveshja për kufirin

 

Image

 

Hajrullah Tërnava thekson se kjo është humbje e tri viteve kohë  sepse ngelëm të vetmit të izoluar në Evropë. “Bisedimeve nuk po ju shihet fundi dhe nuk kemi nevojë për politika të tilla të pafrytshme”.

Image

 

Kadri Berisha thotë se politika shqiptare i qoi huq tri vite në saje të arrogancës dhe interesave të tyre. “Demarkacioni po miratohet dhe do të jetë i njëjti si më parë. Është mirë që mos të mbesim të izoluar”.

Image

 

Launor Gërbeshi thotë se ishte një humbje e tri viteve të kohës në veçanti se na izoloi vendin e posaçërisht rininë. “Nuk ishte e nevojshme të humben tri vite dhe të votohet varianti i mëhershëm”.

Image

 

Shemsi Muqiçi thotë se ishin tri vite të kota për demarkacionin dhe prapë po miratohet në formën e parë të vjetër. “Pra vetëm sa e kemi humbur liberalizimin e vizave dhe mbetën të izoluar”.

(Kosova Sot)