Mehmeti: Shteti i Kosovës humb miliona nga mungesa e kuponëve fiskalë

  • 22 February 2018 - 17:47
Mehmeti: Shteti i Kosovës humb miliona nga mungesa e kuponëve fiskalë

Analisti Faton Mehmeti tha për "Kosova Sot" se nuk duhet që të çuditemi se edhe kompanitë e derivateve të naftës janë në zinxhirin e korrelacionit me politikën, dhe të cilët iu sigurojnë mbijetesë dhe mospengim të veprimtarisë së tyre. "Kjo, ngase ata përfitojnë shumë nga moskontrolli i cilësisë dhe mungesa e kuponit fiskal. Kjo sigurisht bëhet me qëllim që përfitimi të jetë më i madh, pa u merakosur se janë qytetarët ata që po vuajnë. Shteti i Kosovës humb miliona nga mungesa e kuponëve fiskalë, andaj edhe buxheti i vendit është kaq i varfër", u shpreh ai. "Mungesa e hapjes së hetimeve nga ana e Prokurorisë për keqpërdorime në këtë fushë ka të bëjë me faktin se drejtësia është e kapur nga politika, ndërsa politika është e kapur nga bosët e naftës dhe drogës", theksoi Mehmeti. 

(Kosova Sot)