Delawie dhe Apostolova nisin një seri të re takimesh për demarkacionin

  • 22 February 2018 - 18:05
Delawie dhe Apostolova nisin një seri të re takimesh për demarkacionin

Ambasadori amerikan Greg Delawie dhe shefja e BE'Së në Kosovë Natalia Apostolova, kanë nisur një seri takimesh me zyrtarë të lartë të vendit. Krejt kjo me qëllim arritjen e një konsensusi për t'i dhënë epilog marrëveshjes me Malin e Zi.

Në zyrën e Kryeparlamentarit Kadri Veseli aktualisht kanë shkuar Delawie, Apostolova, Fatmir Limaj, Avdullah Hoti e Kujtim Shala.

Sipas burimeve, po synohet që të arrihet një konsensus për çështjen e Demarkacionit dhe po ashtu se cili raport të hiqet nga votimi.

Seanca e cila dështoi të nis sot për ratifikimin e marrëveshjes Kosovë- Mali i Zi, do të vazhdojë nesër nga ora 10:00. Veseli deklaroi sot para gazetarëve se deri të mërkurën do të gjendet një zgjidhje.

(Kosova Sot)