Kelmendi: Duhet të jetë një drejtësi krejt e pavarur, e pandikuar nga politika.

  • 22 February 2018 - 19:09
Kelmendi: Duhet të jetë një drejtësi krejt e pavarur, e pandikuar nga politika.

Analisti Naim Kelmendi i tha gazetës se me këtë mentalitet qeverisës dhe të drejtësisë së brishtë Kosova nuk mund të aspirojë për integrim në BE, e aq më pak të flasë për instalimin e shtetit ligjor."Një shoqëri si e jona, që aspiron hyrjen në Evropë, duke e theksuar atë në vazhdimësi si prioritet të dorës së parë, duhet ta ketë paraprakisht të konsoliduar dhe të stabilizuar pa asnjë luhatje edhe sistemin e drejtësisë në vend", vlerësoi ai. Sipas Kelmendit, duhet të jetë një drejtësi krejt e pavarur, e pandikuar nga politika. 

(Kosova Sot)