Shkarkohet shefi i ushtrisë sllovene, brigada elitare dështoi në testin e NATO's

  • 22 February 2018 - 19:33
Shkarkohet shefi i ushtrisë sllovene, brigada elitare dështoi në testin e NATO's

Kryeministri slloven, Miro Cerar njoftoi sot shkarkimin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrive pas dështimit të forcave të tij në testin e aftësive të zhvilluar nga NATO-ja dhe kritikave për mungesë të mjeteve në dispozicion të mbrojtjes.

“Meqënëse shefi i Shtabit të Përgjithshëm ka përgjegjësine përfundimtare të përgatitjes së trupave, të punës dhe të përdorimit më të mirë të të gjitha njësive, qeveria shkarkoi gjeneralin, Andrej Osterman”, deklaroi kryeministri i qendrës së majtë.

Ai theksoi se “i ka dhënë një muaj kohë ministrit të Mbrojtjes, Andreja Katiç, që të marrë masat e nevojshme për të garantuar përgatitjen për luftim të brigatdës së 72-të”.

“Në përfundim të një testimi nga NATO-ja, brigada e 72-të u shpall javën a kaluar e paaftë për luftë”, sipas një zëdhënësi të ushtrisë.

(Kosova Sot)