Arrestohen katër persona për prostitucion në Prizren

  • 23 February 2018 - 09:42
Arrestohen katër persona për prostitucion në Prizren

Janë arrestuar katër të dyshuar në Prizren me dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “mundësim ose detyrim në prostitucion”.

Sipas policisë, në pranga kanë përfunduar dy meshkuj nga Kosova dhe një mashkull e një femër nga Shqipëria.

Me vendim të prokurorit, tre të dyshuar dërgohen në mbajtje ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt.

Hetimet përkitazi me këtë rast ende janë duke vazhduar.

(Kosova Sot)