LDK, NISMA dhe PDK e izolojnë Haradinajn, merren vesh për një draft të ri

  • 23 February 2018 - 10:41
LDK, NISMA dhe PDK e izolojnë Haradinajn, merren vesh për një draft të ri

Shefi i Grupit Parlamentar Avdullah Hoti thotë se kanë arritur marrëveshje me PDK’në e Nismën për një draft të ri përmes së cilës synohet t’i jepet zgjidhje demarkacionit. Ai thotë se nuk pajtohet assesi që raporti i Bulliqit të dal në votim.

“Po presim të fillojë seanca për të marr një vendim shumë të rëndësishëm. I ftojm ëtë gjitha partitë politike që të veprojnë, që kosovarët të lëvizin lirshëm. E kemi përkrahur deklaratën e përbashkëtë të presidentëve sepse ajo lë mundësi për korrigjim  sipas nenit 7 dhe 11 të marrëveshjes, presim që parti të paraqiten në kuvend dhe seanca të zhvillohet normalisht, të mos i kemi skenat e gazit

Ai tha se dje kanë negociu gjithë ditën me partitë shqiptare dhe ju kanë dhënë mundësinë që t'i shohin kërkesat e tyre

"Kemi arrti marrëveshje me PDK e Nismë për draftin që duhet të votohet ne kuvend dhe presim që të pajtohen me atë draft dhe të reflektojnë karshi kësaj marrëveshje dhe se paku t'i sigurojnë 61 vota tjera dhe me votat tona marrëveshja kalon përfundimisht" tha Hoti.

(Kosova Sot)