​93 deputetë në sallë, a do të dështojë ratifikimi i demarkacionit?

  • 23 February 2018 - 11:10
​93 deputetë në sallë, a do të dështojë ratifikimi i demarkacionit?

Ka nisur seanca për Demarkacionin, në Kuvend të Kosovës. Në sallë janë 93 deputetë. Ne hapje të seancës, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli u ka dhënë fjalën shefave të grupeve parlamentare për deklarim. 

Veseli qysh në nisje të seancës u ka bërë të ditur se kalimi i marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi mundëson lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në BE, dhe tha se në rast se kjo marrëveshje ndërkombëtare nuk kalon sot me 2/3 e votave, atëherë deri pas 10 ditësh nuk mund të risjellët në Kuvend. 

Nga ana tjetër, është bërë e ditur se para nisjes së seancës PDK e NISMA janë pajtuar me LDK’në që në votim të jetë drafti i Demarkacionit pa raportin e Komisionit të Shpejtim Bolliqit, derisa AAK’ja e kryeministrit Ramush Haradinaj insiston që Marrëveshjes së gushtit 2015 dhe asaj të javës së shkuar mes presidenteve të Kosovës dhe Malit të Zi t’i bashkëngjitet edhe raporti i Bulliqit. 

VV vazhdon ta kundërshtojë Demarkacionin, sikurse Lista Srpska që ka paralajmëruar votë kundër kësaj marrëveshje që i liron nga izolimi kosovarët. 

(Kosova Sot)