Konjufca reagon ndaj Veselit: Informoji qytetarët se Kosova po humb territor

  • 23 February 2018 - 11:16
Konjufca reagon ndaj Veselit: Informoji qytetarët se Kosova po humb territor

Seanca e jashtëzakonshme për çështjen e demarkacionit ka filluar, në fillim të seancës ka folur kryeparlamentari Kadri Veseli. Fillimisht ai informoi qytetarët se nëse marrëveshja e demarkacionit nuk do të kalojë sot, Kuvendi nuk ka të drejt për 10 ditë me rikthy të njejtën çështje në seancë.

Më pas ka folur, shefi i GP të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca duke i reaguar Kadri Veselit, t’i informojë qytetarët se nëse kalon demarkacioni Kosova humb territor.

“Nëse kjo marrëveshje kalon shteti jonë humb territor duhet me informu popullin”, tha Konjufca.

Ai konsideron se përgjegjësinë për demarkacionin duhet ta marrin ata që e kanë nënshkruar dhe jo opozita.

“Liberalizimi i vizave është me rëndësi ama kush e ka pengu ai që e ka nënshkru demarkacionin gabimisht, këto gabime i konstatoi komisioni shtetëror. Përgjegjësitë duhet t’i marrin ata, pse opozita me marrë përgjegjësinë”, tha Konjufca.

Ai përsëriti se nëse kalon kjo marrëveshje kosova humb territor.

“Pra duhet t’i thoni të dyja pastaj qytetarët e matin vetë, cila është më e rëndësishme”, përfundoi ai.

(Kosova Sot)