Sherifi: Jemi pro shmnagies së rregullores

  • 23 February 2018 - 11:23
Sherifi: Jemi pro shmnagies së rregullores

Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën ka thënë se partia e tij është pro shmangies së rregullores dhe vazhdimit të seancës së Kuvendit ku duhet votuar marrëveshja.

Sherifi ka thënë se nuk ka fronte të ndara në LDK e Nisma e PDK me AAK.

Ai ka thënë se është e nevojshme që të unifikohet një marrëveshje mes grupeve parlamentare dhe ti jepet epilogu kësaj seance.

Por ka shtuar se marrëveshjes nuk mund të largohen pjesët integrale të saj, siç janë aneks marrëveshja e presidentëve, dhe raporti i Bulliqit

(Kosova Sot)