Haradinaj-deputetëve të LDK’së: Ku po ju dhemb për raporton e Bulliqit?

  • 23 February 2018 - 11:26
Haradinaj-deputetëve të LDK’së: Ku po ju dhemb për raporton e Bulliqit?

Kryeministri Ramush Haradinaj ka vazhduar të jetë i vrazhdë në komunikim me deputetët e LDK’së. 

Në një replikë në Kuvend me Avdullah Hoti, shefin e grupit parlamentar të LDK’së, Haradinaj ka pyetur atë dhe deputetët tjerë të LDK’së se përse po kundërshtojnë vetëm raportin e Bulliqit, derisa pranojnë Marrëveshjen e gushtit 2015 dhe atë të javës së kaluar me Presidentit të Kosovës dhe atij të Malit të Zi. 

“A bon me ditë breh ku po ju dhemb?”, ka pyetur kryeministri, duke ju referuar kundërshtimit të LDK’së. 

“Atëherë pse po i mani qytetarët e bllokun?”, ka vazhduar Haradinaj. 

(Kosova Sot)