Zeqa: Të korruptuarit po e shkatërrojnë shtetin

  • 23 February 2018 - 13:32
Zeqa: Të korruptuarit po e shkatërrojnë shtetin

Analisti Florim Zeqa është shprehur se  shteti i së drejtës në Kosovë ka dështuar plotësisht shkaku i nënshtrimit ndaj politikës dhe parapolitikës, ndaj mafio-oligarkëve dhe grupeve të shumta kriminale.

"Në këtë segment ka dështuar në tërësinë e saj edhe Prokuroria Speciale - kompetente me ligj për luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar! Dhe, përderisa Prokuroria Speciale vazhdon të qëndrojë me njërën këmbë me politikën e korruptuar dhe në krim të organizuar, e me tjetrën bën gjumin e rehatshëm mbi dosjet e krimit të organizuar, duke i bllokuar ato në zyrat e veta as që pritet ndryshim pozitiv në sistemin e drejtësisë kosovare", u shpreh ai.

"Pa depolitizimin e Gjyqësorit dhe Prokurorisë dhe hapjen e rrugës për prokurorët me vullnet e ndershmëri, me etikë e integritet profesional, kurajozë e të guximshëm, është vështirë dhe e pamundur që të vihen me shpatulla për muri zyrtarët e lartë të korruptuar që po e shkatërrojnë shtetin e Kosovës përgjatë këtyre viteve të paspavarësisë", tha Zeqa për "Kosova Sot". 

(Kosova Sot)