Neziraj: Edhe LDK-ja pjesë e dështimeve në Hade

  • 23 February 2018 - 13:39
Neziraj: Edhe LDK-ja pjesë e dështimeve në Hade

"Nëse është shkelur Ligji për shpronësim, atëherë duhet të reagohet dhe jo vetëm që të flasim, ngase shtrohet pyetja kush e ka ndalur Qeverinë e Isa Mustafës që të veprojë për shpronësimet në Hade dhe Shipitullë, edhe këtë udhëheqësit e LDK-së duhet që ta theksojnë", tha Xhevdet Neziraj për "Kosova Sot"

 Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Xhevdet Neziraj, tha për "Kosova Sot" se udhëheqësit e Lidhjes Demokratike Kosovës më mirë është ta kritikojnë veten për punët që kanë pasur mundësi t'i kryejnë vetë dhe nuk i kanë kryer, sepse pas luftës LDK-ja ka qenë subjekti politik më së gjati në qeverisje. 

"Tani është praktikë në vendin tonë që subjektet politike që janë në opozitë të kritikojnë për shumë çështje në vend, ndërsa kur po vijnë në qeverisje atëherë ato nuk po tregojnë ndonjë sukses në qeverisje dhe kjo vlen edhe për LDK-në, që për një kohë të gjatë ka qenë në qeverisje në nivelin qendror dhe ka qeverisur edhe komunat më të fuqishme në vendin tonë, si Prishtinën, Prizrenin, Gjakovën, Pejën, Ferizajn, Gjilanin etj.

Por, nuk kanë qenë fort në gjendje të bëjnë ndonjë veprim që është dashtë për t'u mburrur me sukseset e tyre", u shpreh ai."Edhe në çështjen e Hades është dashur të veprojë qeverisja e udhëhequr nga LDK-ja e jo të lejojë që gati të futemi në kolaps energjetik për mosveprim dhe për teke të dikujt të futemi në një situatë të krizës energjetike", potencon Neziraj. Sipas tij, sa u përket çmimeve për shpronësim është ligji përkatës që e thotë se shpronësimi bëhet në bazë të vlerës së asaj pasurie.

(Kosova Sot)