Daçiq provon ta bindë Gambinë që ta tërheq njohjen e Kosovës

  • 23 February 2018 - 14:40
Daçiq provon ta bindë Gambinë që ta tërheq njohjen e Kosovës

Ministri serb i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar sot se gjatë bisedave me shefin e diplomacisë së Gambisë Usain Darbo, i ka propozuar që Gambia ta rishqyrtojë vendimin e vitit 2009 me të cilin e kishte njohur pavarësinë e Kosovës.

Darbo, siç ka përcjellë FoNet, ka thënë se do të shqyrtohen disa hapa të ish-pushteteve dhe mendon se në një të ardhme të afërt do të merren vendime që do të forcojnë marrëdhëniet ndërmjet Serbisë e Gambisë.

(Kosova Sot)