Dy persona qëllohen afër një banke në Cyrih

  • 23 February 2018 - 16:11
Dy persona qëllohen afër një banke në Cyrih

Janë qëlluar dy persona jashtë një selie të bankës UBS në Cyrih të Zvicrës.

Disa pamje tregojnë trupat e shtrirë, afër një trotuari. Nuk dihet ende nëse janë të vdekur, njofton BBC.

Një numër i madh i policëve ka dalur në vendin e ngjarjes në zonën e quajtur Europaallee.

Dëshmitarët që e kanë parë ngjarjen kanë deklaruar se kanë parë të shtihet me armë katër, ose pesë herë.

Arsyet e sulmit ende nuk janë bërë të qarta.

(Kosova Sot)