Kapiti: Mafia politike kontrollon pushtetin

  • 23 February 2018 - 18:43
Kapiti: Mafia politike kontrollon pushtetin

Analisti dhe njohësi i kësaj fushe, Skënder Kapiti thotë se drejtësinë në Kosovë e shpëtojnë vetëm SHBA-ja dhe VETTING-u."Në Kosovë nuk flitet as me emra dhe as me mbiemra se kush janë prokurorët dhe gjyqtarët, të cilët e sabotojnë betejën dhe luftën kundër krimit dhe të korrupsionit, sepse janë pothuajse të gjithë të kriminalizuar dhe të korruptuar. Sabotimin për funksionimin e ligjit dhe të drejtë- sisë e bëjnë pikërisht ata, të cilët duhet ta zbatojnë dhe ta japin drejtësinë, ata të cilët duhet ta japin drejtësinë ligjore dhe ta zbatojnë Kushtetutën në emër të Republikës, dhe këta janë gjykatësit dhe prokurorët, pra drejtësia, e cila është në aleancë, në konsensus dhe në simbiozë jetike e korruptive me politikën, pushtetin qendror e lokal, me qeverisjet e korruptuara dhe të kriminalizuara", u shpreh ai. "Drejtësia në Kosovë është e dorëzuar te politika, sepse ajo është drejtësi politike, e cila i shërben vetëgjyqësisë politike, dhe për këtë shërbim që drejtësia i bën politikës, ajo si shpërblim merr të drejtën dhe guximin për të bërë batërdinë me ligjin, me korrupsionin dhe me padrejtësinë, sepse drejtësia ka mbrojtje të sigurt politikën dhe Qeverinë. Kur mafia politike, e pushtetit dhe e drejtësisë identifikohen si të njëjta, atëherë sistemi është dhe funksionon si një sistem i korruptuar dhe i kriminalizuar, çmontimin e të cilit e ka shumë të vështirë për ta bërë shoqëria shqiptare. Këtë e ka vërtetuar realiteti në Shqipëri, ku u desh ndërhyrja vendimtare e SHBA-së për miratimin si të Ligjit për dekriminalizimin e politikës, ashtu edhe për miratimin e Ligjit të VETTING-ut", vijoi më tutje Kapiti për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)