Grapci: Qeveri e përfitimeve

  • 23 February 2018 - 18:46
Grapci: Qeveri e përfitimeve

 Eksperti i ekonomisë, Dardan Grapci, për "Kosova Sot" tha se janë me të drejtë shpronësimet që i ka bërë qeveria 'Haradinaj' në fshatrat Hade dhe Shipitullë."Prandaj, Lutfi Haziri duhet të mos ngutet me këto akuza ndaj kryeministrit nëse nuk e di arsyen e marrëveshjes që e ka bërë z. Haradinaj me banorët e Hades dhe Shipitullës, sepse kjo është në të mirë të qytetarëve të Kosovës, që të ketë rrjet energjetik nga ky lokacion i ri për nxjerrjen e thëngjillit", theksoi ai. Kurse deputeti i Kuvendit të Kosovës nga opozita, Salih Salihu (VV), tha për "Kosova Sot" se kjo qeveri e tashme mision të vetëm të saj e ka vetveten dhe pasurimin e saj dhe po e konfirmon me punën e saj 100- ditëshe, por edhe më tutje."Këta po e shfrytëzojnë shansin sa të jenë në pushtet që të pasurohen, duke filluar nga rritja e pagave për vetveten e tyre", potencoi ai."Kjo qeveri ia ka rritur dukshëm vlerën e shpronësimeve që po bëhen në Hade dhe Shipitullë, sepse kjo akuza e Lutfi Hazirit qëndron. Pastaj tenderi i TC "Kosova e Re" është bërë tinëz dhe larg opinionit", thotë Salihu. Sipas tij, të gjitha këto dëshmojnë se kjo qeveri synim të vetëm ka përfitimet sa më të mëdha për veten. 

(Kosova Sot)