Partia e Haradinajt insiston që demarkacioni të votohet sipas kërkesave të tyre

  • 23 February 2018 - 18:59
Partia e Haradinajt insiston që demarkacioni të votohet sipas kërkesave të tyre

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se Projektligji për demarkacionin me Malin e Zi, është rezultat i një pune të madhe dhe përpjekjeve të vazhdueshme të spektrit politik e të partnerëve ndërkombëtarë. AAK përmes një njoftimi për media i ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që të mërkurën ta votojnë këtë Projektligj dhe ti hapin rrugë liberalizimit.

 

Njoftimi i plotë i AAK-së:

AAK, vlerëson se Projektligji për Demarkacionin me Malin e Zi, është rezultat i një pune të madhe dhe përpjekjeve të vazhdueshme të spektrit politik e të partnerëve ndërkombëtarë! Nuk ka qenë aspak e lehtë që të mbërrihet deri në këtë pikë dhe në këto çaste vendimtare, është i domosdoshëm kontributi i të gjithëve.

AAK, beson se projektligji i propozuar nga Qeveria është bazë e mirë ligjore, e cila garanton shënjim korrekt të kufirit me fqiun tonë Malin e Zi, qasja e të cilit duhet vlerësuar poashtu.

Ky projektligj, njëkohësisht është në interes të qytetarëve, lirisë së tyre të lëvizjes, por edhe të rrugëtimit të Kosovës e të Malit të Zi drejt BE-së

!Prandaj ne besojmë fuqishëm se nuk do të lëshohet momentumi i krijuar dhe u bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që të mërkurën që vjen, me votën e tyre ta miratojnë projektligjin e propozuar nga Qeveria dhe t’i japin një shans vendit duke e ruajtur njëkohësisht, çdo metër të territorit të vet.

(Kosova Sot)