Gruaja injoron gjendjen e burrit, ai gati vdes nga sepsa

  • 23 February 2018 - 19:49
Gruaja injoron gjendjen e burrit, ai gati vdes nga sepsa

INFEKSIONI I GJAKUT U SHKAKTUA NGA GURËT NË RRUGËT BILIARE

Ajo mendonte se burri i saj ishte duke 'dramatizuar' sëmundjen dhe se kishte 'vetëm grip' 

Një grua, me profesion infermiere, mendonte se Rob Bland, 43 vjeç, kishte filluar të dridhej nga ethet dhe të kishte dhembje koke. Gruaja e tij, Kirsten Bland, 36 vjeçe, me profesion infermiere, këto simptoma të burrit i mori për asgjë, duke e akuzuar atë se 'dramatizonte' situatën, derisa, sipas saj, vetëm ishte prekur nga gripi i thjeshtë, derisa, kur e shikoi nën dritën e banjës, pa se ai ishte bërë i tëri i verdhë, "sikur Homer Simpson". Kjo gjendje në mjekësi quhet verdhëz dhe është shenjë e grumbullimit të bilirubinës në organizëm, psh, për shkak të gurëve në rrugët biliare, që pengojnë derdhjen e bilirubinës në zorrë. 

Rob Bland e ka bërë publike rastin

Pasi u dërgua me autoambulancë në emergjencë, Rob Bland u diagnostikua me sepsë (infeksion të gjakut), të shkaktuar nga gurët në rrugët biliare. Mjekët e trajtuan infeksionin e gjakut me antibiotikë, derisa gurët ia hoqën me operacion. Tani, Rob Bland e ka bërë publike rastin e tij, me qëllim të ngritjes së vetëdijes rreth simptomave të sepsës, duke thënë se, me të vërtetë më shpesh paraqitet gripi, por ndonjëherë mund të na paraqitet edhe sepsa. Sepsa vret rreth 44,000 njerëz në vit në Britani. 

Pa dashje, kishte rrezikuar jetën e tij

Dita kur Rob Bland u lëshua nga trajtimi i suksesshëm në spital, ishte një ditë para Ditës së Valentinit, prandaj ai thotë se kjo ishte dhurata më e mirë që kishte marrë ndonjëherë për këtë festë. Tani, pasi çdo gjë është në rregull, gruaja e Robit thotë se ndihet fajtore që kishte injoruar simptomat e burrit, meqë kështu, pa dashje, kishte rrezikuar jetën e tij.  

(Kosova Sot)