Kosova mban vendin e parë për numrin e hyrjeve në Shqipëri në fillim të 2018-s

  • 24 February 2018 - 07:56
Kosova mban vendin e parë për numrin e hyrjeve në Shqipëri në fillim të 2018-s

Kosova mban vendin e parë për numrin e hyrjeve në Shqipëri për muajin e parë të vitit 2018, me një rritje prej 34.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit kaluar.

Në bazë të shifrave të publikuara nga INSTAT(Instituti Shqiptar i Statistikave), numri i hyrjeve nga Kosova në Shqipëri për janarin e vitit 2018 është 77.221 persona, nga 57.482 persona që janë regjistruar në janarin e vitit 2017. Në vendin e dytë është Maqedonia, e cila ka rritjen më të madhe prej 47.2% krahasuar me një vit më parë.

Megjithatë, Kosova ka një shifër prej 207.5% më të lartë të numrit të hyrjeve në Shqipëri sesa Maqedonia e vendit të dytë. Vendin e tretë për numrin e hyrjeve në Shqipëri e mban Greqia me 30.916 persona dhe me një rritje prej 31.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërsa vendin e katërt e mban Mali i Zi me 27.879 persona që kanë hyrë në Shqipëri në muajin janar, duke njohur një rritje me 34.3% krahasuar me janarin e vitit 2017.

(Kosova Sot)