Himni i 'paqes', i papëlqyer në Kosovë

  • 24 February 2018 - 09:21
Himni i 'paqes', i papëlqyer në Kosovë

Himni i Kosovës, edhe pse i miratuar tashmë 10 vjet nga Kuvendi, nuk ka arritur ende të pranohet nga një pjesë e madhe e qytetarëve e për më shumë as nga partitë politike në vend. Madje, gjatë kësaj kohe partitë politike kanë ditur të tregojnë mosrespekt për simbolin e shtetit.

Derisa kompozitori i himnit Mendi Mengjiqi ka thënë se ky himn është muzikë e mburrjes dhe e paqes për vendin, përfaqësuesit e partive politike thonë se simbolet e shtetit nuk janë zgjedhur me vullnetin e qytetarëve, por që janë të imponuara.

Ndërkohë sociologët thonë se shqiptarët e Kosovës janë më të familjarizuar me himnin kombëtar shqiptar. 

Ata thonë se respektimi i simboleve shtetërore nuk duhet të ndodhë vetëm nga sportistët dhe këngëtarët, porse këtë duhet ta bëjnë edhe politikanët.

(Kosova Sot)