Grapci: Ky shtet vështirë do ta ketë daljen nga kriza nëse këta mafio-politikanë nuk arrestohen

  • 24 February 2018 - 12:52
Grapci: Ky shtet vështirë do ta ketë daljen nga kriza nëse këta mafio-politikanë nuk arrestohen

"Është më se e vërtetë se po deshe të hapësh një biznes në Kosovës duhesh doemos që të kesh lidhje me ndonjë parti politike ose t'i paguash dikujt haraç, përndryshe ose do të dështosh si biznes ose nuk do të të japin leje për të hapur biznesin për të cilën ke aplikuar", potencoi për "Kosova Sot" Dardan Grapci

Ekonomisti Dardan Grapci thotë për "Kosova Sot", se është më se e vërtetë se remitencat dhe qytetarët e Kosovës që jetojnë në diasporë deri më tani janë duke e mbajtur shtetin dhe ekonominë e Kosovës.

"Veç saj, është diaspora ajo që edhe po u mundëson të rinjve gjatë sezonit veror të punë- sohen për shkak të kërkesës për fuqi punëtore nga lokalet dhe restorantet në shtetet perëndimore", u shpreh ai. " Ky shtet vështirë do ta ketë daljen nga kriza dhe kapja e shtetit nga mafio-oligarkët, nëse këta mafio-politikanë nuk arrestohen", potencoi Grapci.

(Kosova Sot)