Badallaj: Është për t'u dyshuar edhe vetë ish- presidentja, pse nuk e ka paraqitur këtë tentativë të korruptimit të saj

  • 24 February 2018 - 13:28
Badallaj: Është për t'u dyshuar edhe vetë ish- presidentja, pse nuk e ka paraqitur këtë tentativë të korruptimit të saj

"Kush ka mend në kokë kjo lë mjaftueshëm të kuptojmë se kur kjo bandë kriminele mafioze tenton ta blejë edhe kryetaren e shtetit, po sa i paska blerë banditët e kryebanditët e tjerë, sa e paska blerë sistemin gjyqësor të Kosovës dhe langonjtë e prokurorisë, që nuk i kanë burgosur kriminelët dhe banditët e bandës mafioze Devolli dhe arkitektin e kësaj kolere, spiunin me librezë zyrtare, Baton Haxhiun", tha Reshat Badallaj për "Kosova Sot

Analisti Reshat Badallaj thotë se do të dëshironte shumë që të dalë i demantuar nga ato që ka thënë deri më tani në raport me kriminalitetin që e zhvillojnë Devollët nëpërmes kapjes së shtetit, por realiteti është ky që është e po shpërfaqet dita ditës."Më besoni se shpeshherë mundohem të ik nga ajo që kam thënë, kam thënë, po ja që po vërtetohet dhe po forcohet më shumë dita-ditës me fakte se banda më e rrezikshme serbiane DEVOLLI është e mbushur me banditë, kriminelë, hajna", tha Reshat Badallaj për "Kosova Sot".

Ai shton se është për t'u dyshuar edhe vetë ish- presidentja, pse nuk e ka paraqitur këtë tentativë të korruptimit të saj nga Devollët? "Merreni me mend, tani e bënë publike, ish "nusja" e parë e Kosovës, Atifete Jahjaga, se kjo bandë serbiane mafioze Devolli i ka dhënë orë dore që kushton mijëra euro, emrin e orës nuk e ka përmendur… ndoshta "rolex"!, mirëpo kjo nuse nuk e di përse paska heshtur dhe përse nuk e ka lajmëruar prokurorinë që këta banditë të rrezikshëm që blejnë njerëz me para të pista kanë provuar ta blejnë edhe atë?", u shpreh ai."Kjo ish-nuse e parë do të duhej t'í dinte rregullat se deri dje ka qenë polici me "pendrek". Edhe kjo police që Amerika e solli si zonjë të parë do të duhej të përgjigjet përse nuk ka dhënë leje për burgosjen e hajnave, sepse kështu do ta shpëtonte edhe Kosovën", tha Badallaj.

(Kosova Sot)