Beqiri: Për 10 vjet mërgimtarët kanë dërguar në Kosovë 5 miliardë e 347 milionë e 800 mijë euro

  • 24 February 2018 - 14:00
Beqiri: Për 10 vjet mërgimtarët kanë dërguar në Kosovë 5 miliardë e 347 milionë e 800 mijë euro

"Shumë familje kosovare varen nga dërgimi i parave nga jashtë, duke financuar për ushqim, veshmbathje, shkollim etj. Rritja e remitencave është lajm i mirëpritur nga qytetarët, pasi pothuajse çdo familje ka një anëtar të saj jashtë vendit", theksoi eksperti i ekonomisë Lulzim Beqiri për "Kosova Sot"

Eksperti i ekonomisë, Lulzim Beqiri tha për "Kosova Sot", se falë mërgimtarëve tanë ekonomia e Republikës së Kosovës, çdo verë fiton rreth 700 milionë euro nga numri i madh i qytetarëve që jetojnë dhe veprojnë jashtë shtetit. "Paratë e remitencave, që qytetarët e Kosovës i marrin nga të afërmit e tyre që gjinden jashtë vendit, paraqesin një aspekt të rëndë- sishëm në mirëqenien dhe uljen e varfërisë", u shpreh ai.

"Shumë familje kosovare varen nga dërgimi i parave nga jashtë, duke financuar për ushqim, veshmbathje, shkollim etj. Rritja e remitencave është lajm i mirëpritur nga qytetarët, pasi pothuajse çdo familje ka një anëtar të saj jashtë vendit", vijoi më tutje Beqiri.

"Duke pasur parasysh gjendjen e vështirë ekonomike, rritja e remitencave ndikon dukshëm në përmirësimin e jetesës së qytetarëve kosovarë. Remitencat janë burim i pakontestueshëm në zhvillimin ekonomik dhe se remitencat e kanë mbajtur Kosovën, duke filluar nga vitet e '80-ta, kur pushtuesi serb filloi represionin mbi qytetarët e Kosovës", theksoi ai.

Sipas Beqirit, varfëria mbetet problem në Kosovë. Bazuar në raportet e UNDP?së, niveli i papunë- sisë në Kosovë është rreth 43 për qind, kur 34 për qind e njerëzve jetojnë në varfëri me më pak se 1,41 euro në ditë. 

"Për 10 vjet mërgimtarët kanë dërguar në Kosovë 5 miliardë e 347 milionë e 800 mijë euro", tha Lulzim Beqiri për "Kosova Sot" 

(Kosova Sot)