Deda flet për marrëveshjen e arritur për demarkacion, tregon edhe kohën kur qytetarët mund të lëvizin pa viza

  • 24 February 2018 - 15:44
Deda flet për marrëveshjen e arritur për demarkacion, tregon edhe kohën kur qytetarët mund të lëvizin pa viza

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka shkruar në Facebook rreth marrëveshjes së arritur sot për ratifikimin e kufirit me Malin e Zi.

Ai ka shkruar se qytetarët e Kosovës, më së largu në fund të këtij viti mund të lëvizin lirshëm pa viza.

Shkrimi i plotë:

Arrihet pajtimi për ratifikimin e demarkacionit në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës, duke u sqaruar të gjitha paqartësitë ligjore. Kam bindje të plotë që më së largu në fund të këtij viti qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm pa viza, si të gjithë të tjerët në Evropë.

(Kosova Sot)