Rudhani: Jemi të varur nga remitencat!

  • 24 February 2018 - 15:57
Rudhani: Jemi të varur nga remitencat!

 Analisti Florim Rudhani tha për "Kosova Sot" se jemi të varur nga remitencat, ngase ekonomikisht Kosova është shndërruar në një shtet të goditur dhe të kapur për vdekje nga mafio-politikanët e mafio-oligarkët e tejinkriminuar, duke marrë parasysh se nuk ka asnjë shans që të zhvillosh një biznes e as të mbetesh në treg po qe se nuk pagove haraçin partive politike në pushtet,qofshin ato në pushtetin qendror apo lokal komunal.

"Te ne ka marrë hov një fenomen që nga pas lufta e deri më sot, kur nuk merr dot asnjë dokument, edhe pse janë të obliguar ta bëjnë nga administrata e shtetit,po qe se atyre ua prek interesat mafio-oligarkëve dhe partnerëve të tyre në pushtet", ka thënë ai.

"Në Kosovën e pasluftës nuk merr dot leje ndërtimi nëpër komuna, nëse nuk paguan milionat për pushtetarët e sekserët e tyre,pra vështirë është të mbeten në treg kompanitë që nuk "ua lagin fytin" ,gjegjësisht pa u bërë edhe vetë pjesë e krimit të organizuar, duke shkelur ligjet e këtij vendi për hatër e detyrim ndaj krimit që ka kapur shtetin dhe po sundon vendin , duke zëvendësuar ligjet e këtij vendi", ka potencuar Rudhani.

(Kosova Sot)