Zeqa: Ky fakt i zbuluar nga ish-presidentja do të thotë se e vërteta vonon, por nuk harron!

  • 24 February 2018 - 19:36
Zeqa: Ky fakt i zbuluar nga ish-presidentja do të thotë se e vërteta vonon, por nuk harron!

 Analistit Florim Zeqa, tha se ky fakt i zbuluar nga ish-presidentja do të thotë se e vërteta vonon, por nuk harron! "Edhe pse Jahjaga është ndër të rrallat raste që ka refuzuar një dhurate të tillë mijëra euro, çdo institucion tjetër në Kosovë, prej nivelit komunal deri tek ai qendror, gjegjë- sisht Qeveria, Kuvendi, të gjitha partitë politike, pozitë dhe opozitë, e deri te presidenti Thaçi çdo ditë iu "laget fyti" pandalshëm nga vëllezërit Devolli, sikurse që ishte edhe shëtitja e Shpend Ahmetit në jahtin luksoz të tyre në detin e Malit të Zi. Janë edhe me qindra raste të dhuratave korruptive të vëllezërve Devolli që kanë blerë të gjitha institucionet gjoja të pavarura, e deri tek prokurorët dhe gjyqtarët , prokurorinë, policinë, përfshirë edhe mediet, të cilat nuk denjojnë të raportojnë asgjë për krimin e përditshëm që e bënë vëllezërit Devolli me nëntokën kriminale të klanit "Pronto" dhe pushtetarët e kriminalizuar të të gjitha llojeve e ngjyrave partiake në të dyja nivelet e pushtetit", potencoi ai.

(Kosova Sot)