‘Demarkacioni nuk kalon’

  • 24 February 2018 - 19:48
‘Demarkacioni nuk kalon’

Ani pse subjektet poltike, PDK, AAK, LDK, e Nisma Socialedemokrate u dakorduan sot që ta votojnë demarkimin e kufirit me Malin e Zi, kjo nuk do të jetë e mundur pa votat e Lëvizjes Vetëvendosje apo të Listës Serbe.

Kështu konsideron njohësi i çështjeve politike, Ramush Tahiri. Ai tha  se marrëveshja e arritur sot dëshmon që këto parti politike janë të interesuara t’i japin zgjidhje demarkimit të kufirit me Malin e Zi, mirepo ai shtoi se prapë se prapë pa votat e VV apo të Listës Serbe, demarkacioni nuk kalon.

“Marrëveshja e arritur ndërmjet partive politike për votimin e demarkacionit të kufirit ndërmjet Kodovës e Malit të Zi me gjithë deklaratat kontrafiktore për dokumentet që do të votohen tregon përkushtimin për tejkalimin e gjendjes dhe për plotësimin e kushtit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Kjo arritje e pajtimit nuk është e mjaftueshme që mbledhja plenare të votojë dhe për të jenë dy të tretat e votave përkatëdisht 80 deputet përderisa lëvizja Vetëvendosje voton kundër me 32 deputetë si dhe Lista Serbe me 9/deputetë përkatësisht me 10 nëse voton edhe deputetit i komuniteti  goran”, sqaroi Tahiri.

Analisti shpjegoi më tëj se edhe po të jenë të gjithë deputetët e LDK-së në senacë, pa qenë dy ose tre deputet të VV-së, marrëveshja për demarkacion është problematike të kalojë.

“Pra nëse ne mbledhje nuk mungon asnjë deputet dhe nëse nga partitë e koalicionit qeverisës dhe nga LDK ja nuk është asnjë kundër ose nuk abstenon, për tu votuar demarkavioni nebojiten edhe një ose dy vota të deputetëve te Vetëvendosjes endosjes, gjë që duket tejet e vështirë.

Pra nëse në ndërkohë nuk ndryshon qëndrim Lista Serbe, ashtu si kur hyri në Qeveri , atëherë vështirë që votimi i demarkacionit do të marr votat e nevojshme”, është shprehur ai.

Në fund, Tahiri tha që nesë seanca e Kuvendit mbahet ashtu siç është paralajmëruar, demarkacioni do të rrëzohet dhe kjo çështje të shtyhet për një afat tjetër.

“Gjasat janë që edhe nëse mbahet mbledhja e Kuvendit ditën e merkurë, që demarkacioni do të rrëzohet për tu tentuar sërish pas dhjetë ditësh, si e deklaroi Kadri Veseli mundësinë procedurale”, ka përfunduar Tahiri.

Ndërkaq, sot është arritur marrëveshja ndërmjet subjekteve poltike, qe demarkacioni të votohet.

Seanca për demarkacioni është caktuar të mbahet ditën e mërkure ora 10:00.

(Kosova Sot)