Ramush Haradinaj: Pranova kërkesën e LDK’së, që Dokumenti Bulliqi të cilësohet “orientues

  • 24 February 2018 - 20:22
Ramush Haradinaj: Pranova kërkesën e LDK’së, që Dokumenti Bulliqi të cilësohet “orientues

Kryeministri Ramush Haradinaj nëpërmjet një konference për media ka shpjeguar dakordimin që është bërë sot për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Thotë se ai vazhdon të mos pajtohet me kërkesën së LDK’së por për shkak të daljes nga kjo situatë ka pranuar një kusht të tillë.

Ai ka sqaruar pikën 1.2 e cila i është shtu dokumentit e që është fjala ‘si orientim’.

“E kam bërë një dakordim me kërkesë të LDK'së, besoj se me këtë u kemi hapur mundësi qytetarëve të lëvizin. Në nenin 3, pika 1.2 ku thotë se dokumentacioni do të përdoret si orientim, pra vetëm kjo është shtuar e që ka qenë kërkesë e LDK’së në mënyrë që të ecim përpara. Mendoj se ka qenë e panevojshme të ndryshohet kjo pikë, por kam mbështetur kërkesën e LDK’së.  Kemi një ndryshim substancial, kemi dakordim me LDK dhe pas kësaj besoj se janë krijuar mundësitë për ratifikimin e marrëveshjes’, tha Haradinaj.

(Kosova Sot)