Mos mendoni se dimri shkoi, bëhuni gati për këto temperatura drastike

  • 25 February 2018 - 09:55
Mos mendoni se dimri shkoi, bëhuni gati për këto temperatura drastike

Siç parashikojnë meteorologët, gjatë ditëve të fundit të muajit shkurt acari siberik do përfshijë vendin tonë, duke sjellur kështu të ftohtin e madh në ditët e fundit të dimrit. Ky i ftohtë nuk do përcjellet me shumë reshje bore

Më poshtë keni parashikimet e motit nga sot (25 shkurt) deri më 28 shkurt.

25.02-27.02 – Mot shumë i ftohtë, e nga pasdita e së dieles deri të martën me reshje bore.

 Tabela e temperaturave

Image

 

28.02 – Mot shumë i ftohtë, me vransira dhe intervale me diell.

Temperaturat e ajrit, nga dita e diel do të zbresin nën 0C në të dy vlerat ekstremet, që ndryshe në termat meteorologjik njihen edhe si ditë të akullta. Minimalet do të zbresin nga -5C deri në -11C, e ato maksimale nga 4C, të shtunën, deri në -4, në fillim të javës.

Era do të fryejë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 2-9m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet rreth vlerave normale, e në fillim të javës do të zbres edhe nën këto vlera.

(Kosova Sot)